Ministrja, Milena Harito ka arritur që mëngjesin e sotëm të fotografojë një moment domethënës në ‘çadrën e lirisë’, e ngritur prej më shumë se një muaj në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” pikërisht përpara godinës së Kryeministrisë.
Në këtë moment në çadrën e opozitës nuk ndodhet askush. Është pikërisht ky detaj që i ka bërë më shumë përshtypje ministres Harito, e cila i ka vendosur dy fotove edhe një dixhiturë, duke e quajtur ‘çadra e vetmisë”. /b.d