“Ju bëftë mirë dreka! Po të doni, kam edhe një gocë, me të cilën mund të bëni seks kundrejt pagesës”. Përmes kësaj ftese, 50- vjeçarja Abibe Sh., pronare e një lokali në rrugën Tiranë- Elbasan, joshte klientë të ndryshëm të saj për të kryer marrëdhënie intime me dy vajza që punonin aty si kameriere dhe pastruese, raporton “Panorama”.
Nëse ndokush prej tyre shfaqte gatishmëri, ata shoqëroheshin drejt një dhome mbrapa banakut, ku i priste një vajzë e zhveshur. Paratë i paguheshin pronares dhe më pas ishte ajo që i ndante ato me vajzat që ushtronin prostitucion në këtë ambient.
Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës përfundoi gjykimin ndaj Abibe Sh., e akuzuar për “shfrytëzim prostitucioni”, “mbajtjes së lokaleve për prostitucion” dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.
Ajo u shpall fajtore dhe u dënua me 7 vjet burg. Në të njëjtin vendim u fajësua për akuzën e “prostitucionit” kamerierja A.H., e cila u dënua me 3 muaj burg. Për të njëjtën akuzë u dënua me 1 vit burg S.H., klient që u arrestua në flagrancë nga Policia.
Të tre të pandehurit përfituan uljen e një të tretës së dënimit, për shkak se u gjykuan me kohë të shkurtuar. Në vijim zbardhen detajet të funksionimit të një “çerdheje” të shfrytëzimit të prostitucionit në një lokal në rrugën Tiranë-Elbasan, rreth 36 km larg kryeqytetit.
MASKIMI SI KAMERIERE
E pandehura Abibe Sh. ushtron aktivitetin në një lokal pranë rrugës Tiranë- Elbasan. Në këtë lokal ajo ka pasur të punësuara përkatësisht si kameriere dhe si pastruese të pandehurën A.H. dhe të bashkëpandehurën, për të cilën u veçua gjykimi, N.Z. Të dyja këto të pandehura, në kohë të ndryshme, përmes negocimit të të pandehurës Abibe Sh., kanë kryer marrëdhënie seksuale me klientët e ndryshëm të lokalit kundrejt pagesës që ata paguanin tek e pandehura Abibe Sh.
Për realizimin e kësaj veprimtarie përdorej një dhomë që ndodhej pas banakut të lokalit, e përshtatur për këtë qëllim. Nga të ardhurat që realizoheshin nga kjo veprimtari e kundraligjshme, një pjesë e parave që merrte nga klientët, e pandehura Abibe Sh. ia jepte sipas rastit të pandehurës A.H. dhe N.Z. Nga hetimi ka rezultuar se në datën 8 korrik 2016, rreth orës 15:30, në lokalin e të pandehurës Abibe Sh. ka shkuar për të ngrënë drekë së bashku me vëllain e tij i pandehuri S.H.
Gjatë kohës që ai dhe vëllai i tij ishin duke ngrënë, e pandehura Abibe Sh. është afruar te tavolina e tyre dhe u ka thënë që “kam një gocë që po të doni, mund të kryeni marrëdhënie seksuale kundrejt shumës prej 1500 lekësh të reja”. bëhej në lokal./b.d