Moska shpreson se ish-lideri ushtarak i serbëve të Bosnjës, Ratko Mladiç, do t’i garantohet lirim i përkohshëm nga burgu në Hagë, për t’iu nënshtruar trajtimit mjekësor në Rusi.
Deklarata e Ministrisë së Jashtme ruse, vjen vetëm një ditë pasi Tribunali Ndërkombëtar për Krime luftë për ish Jugosllavi, ka pranuar një kërkesë nga avokatët e Mladiçit, të cilët thonë se gjendja shëndetësore e tij është përkeqësuar. Gjyqi ndaj Mladiçit ka përfunduar në dhjetor.
Gjykatësit janë duke shqyrtuar aktgjykimet mbi akuzat për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit për rolin e tij në luftën në Bosnjë në vitet 1992-95, citohet Koha. (b.an)