Ai kurrë nuk hoqi dorë nga tentativat për të mos u ndarë nga gruaja e tij, por kur e pa se çdo përpjekje e tij për afrimin binte në vesh të shurdhër, filloi të tregohej i dhunshëm. Bëhet fjalë për një shqiptar, 45 vjecar, i identifikuar nga mediat italiane si Festim Syziu, i cili mbremjen e kaluar i cau gomat e makines ish-gruas së tij, dhe pastaj i vuri flakën.
Pasi e kishte sperkatur me lende djegese makinen dhe po behej gati ti ndizte shkrepsen, eshte pare nje nje fqinj i ish-gruas i cili ka njoftuar menjehere Policine. Kjo e fundit e mberritur ne vendin e ngjarjes e arrestoi atë dhe e dergoi në burgun e Torinos ne pritje të gjyqit. Në të kaluarën ai ishte denoncuar në mënyrë të përsëritur nga gruaja e tij për rrahje dhe kërcënime me vdekje, të gjitha episode që lidhen me abuzimin e tij me alkoolin. Çifti, që ka dy fëmijë, një nga të cilët minoren, është ndarë prej disa muajsh.