Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën monedha e përbashkët europiane dhe dollari amerikan kanë humbur pikë në këmbim me lekun, duke zbritur përkatësisht në vlerën e 135.38 lekëve dhe 125.44 lekë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro ka rënë me 0.01 lekë dhe dollari këmbehet me 0.45 lekë më pak se një ditë më parë. Pozitat i kanë lëkundur edhe valutat e tjera si franga, paundi e korona.
Aktorët e tregut shprehen se, ndikim kryesor ka dhënë luhatja e valutave në tregun ndërkombëtar. Ndërsa ndër faktorët e brendshëm, që po ndikojnë në dobësinë e valutave, aktorët e tregut renditin ofertën e lartë dhe kërkesën e dobët të bizneseve.
Në të njëjtën periudhë të një vit më parë, një euro këmbehej me 138.5 lekë./ma.me
Lekë për njësi të monedhës së huaj | ||||
Dollari Amerikan | USD | 125.44 | -0.45 | |
EURO | EUR | 135.38 | -0.01 | |
Poundi Britanik | GBP | 156.36 | +0.13 | |
Franga Zviceriane | CHF | 125.94 | -0.18 | |
Jeni Japonez (100) | JPY | 111.51 | -0.13 | |
Dollari Australian | AUD | 97.02 | -0.20 | |
Dollari Kanadez | CAD | 94.16 | -0.17 | |
Korona Suedeze | SEK | 14.27 | 0.00 | |
Korona Norvegjeze | NOK | 14.86 | -0.01 | |
Korona Daneze | DKK | 18.22 | 0.00 | |
SDR | SDR | 170.31 | -0.50 | |
Ari(OZ 1) | XAU | 154558.39 | -627.47 | |
Argjend(OZ 1) | XAG | 2180.15 | -6.56 | |
Juani Kinez (onshore) | CNY | 18.22 | 0.00 | |
Juani Kinez (offshore) | CNH | 18.22 | -0.01 |