Burime për Lexo.al bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Bexhet Gjana, 53 vjeç nga Kukësi, dhe me profesion ish-noter. Të njëjtat burime sqarojnë se Gjana, është arrestuar në dhjetor të vitit të kaluar, pasi ishte dënuar me vendim të gjykatës së Shkodrës me 1 vit burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Lexo.al ka mësuar se gjatë hetimeve ndaj tij është provuar se 53 vjeçari, gjatë funksionit të tij si noter, është kapur në flagrancë për falsifikim dokumentesh, kundrejt ryshfetit. Megjithatë Gjana nuk do ta kryente të gjithë dënimin, pasi do të përfitojë nga amnistia e fundvitit dhe për pasojë do të lërë qelinë. Por nga ana tjetër atij i është hequr licenca e noterit për shkelje të rëndë në detyrë.
Në vendimet e KLD gjendet edhe Vendim Nr. 15, datë 26.01.2015 ku shkruhet se: “Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, Dritan Seci, caktohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, çështjen penale në ngarkim të të pandehurve: Bexhet Gjana, Avni Palushi; të akuzuar për: Mashtrimi në kredi; Falsifikimi i dokumenteve.”
Për PD kjo nuk përbën asnjë problem që të tillë persona të flasin për qeveri të korruptuar apo për manipulim zgjedhjesh. Ndoshta prej faktit se të tillë persona si Bexhet Gjana, që strehohen nga PD në çadër, e dinë mirë si vidhet.
Kjo do të shpjegontë më së miri bllokimin e procesit të Vettingut, dhe ku persona me precedentë penalë nuk mund të shkojnë në zgjedhjet e 18 Qershorit për të testuar vullnetin e popullit. /ma.me