Marco Verratti mund të largohet nga Paris Saint-Germain gjatë verës. Këtë e ka konfirmuar menaxheri i futbollisti, Donato Di Campli.
Ky i fundit ka bërë të ditur se reprezentuesi i Italisë dëshiron të fitoj trofe ndërkombëtarë, dhe me ekipin nga Franca nuk po arrin ta bëjë një gjë të tillë.
Kështu, gjatë verës Verratti mund të transferohet te një klub i madh. “Marco dëshiron të fitojë dhe këtë në PSG mund po mund ta bëjë” tha Di Campli për Gazzetta dello Sport, përcjell Express.
“Situata është shumë e komplikuar, veçanërisht për shkak se kontrata e Marcos është e gjatë. Ky nuk është një problem parash. Një gjë është e sigurt: nëse ai e lë PSG-në do të transferohet te një klub i madhe evropian.”, ka theksuar ai.
Inter, Barcelona, Juventus, Chelsea dhe Manchester United janë të interesuara që ta transferojnë ish yllin e Pescaras, përgatiti “Express”. (b.an)