Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka nënshkruar legjislacionin me anë të të cilit mundësohet dërgimi i misioneve njerëzore në planetin Mars, bëjnë të ditur mediat amerikane.
Ky legjislacion, që është mbështetur unanimisht në Kongres, udhëzon agjencinë e gjithësisë NASA, që deri në vitin 2030 të punojë për dërgimin e njerëzve në Mars.
“Ky legjislacion konfirmon përkushtimin tonë për misionin themelor të NASA-s”, është shprehur Trump, përgatiti Koha. (b.an)