Pak kush e di se Presidenti Bujar Nishani ka punuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme kur ky dikaster drejtohej nga Alfred Serreqi. Nëse hyn në Jetëshkrimin zyrtar të kreut të shtetit Bujar Nishani në Presidencë do të lexosh se ai nga viti 1994 deri në vitin 1996 ka punuar pikërisht në Ministrinë e Jashtme, drejtoria e Marrëdhënieve me NATO-n.
Zyrtarisht nuk kishte një post në lartë në këtë drejtori që ishte për marrëdhëniet me NATO-n, pavarësisht se as që bëhej fjalë anëtarësimi i Shqipërisë në NATO në atë periudhë.
Por në atë kohë dhe deri vonë, në katin e katërt të Ministrisë së Punëve të Jashtme ishte kjo drejtori, e cila kishte një zyrë të veçantë dhe që merrej me filtrimin e informacionit në të gjitha përfaqësitë tona diplomatike, ku ishin caktuar sekretarët e ambasadave dhe që vareshin direkt nga kjo zyrë dhe vetë zyra varej nga shërbimi inteligjent shqiptar, SHIK-u famëkeq i Bashkim Gazidedes.
Pikërisht në këtë zyrë, me rol parësor në katin e katërt të MPJ punonte dhe Bujar Nishani, presidenti i sotëm i vendit. Informacionet ia kalonte direkt Gazideses dhe as kishte detyrim të informonte ministrin e Jashtëm të asaj kohë Alfred Serreqi.
Pikërisht në këtë situatë shumë të vështirë për vendin tonë, përplasja me Greqinë për minotirtarët dhe masakrën e Peshkëpisë, problemet në Maqedoni ku u nda partia e shqiptarëve në dy pjesë dhe që i dërguari i Gazidedes dhe Berishës punoi shumë në këtë drejtim, ka qënë Bujar Nishanin në katin e katërt të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Njerëzit që punonin në këtë zyrë përzgjidheshin mirë, të kishin të dhënat e duhura për punën e shërbimin inteligjent, kryesisht ruhej vazhdimësia që nga ndryshimi i sistemeve, pasi ishte më e lehtë për trajnimin por dhe për përzgjedhjen. /TemA