Gjykata e Apelit la sot në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës sa i përket sekuestros së ‘Agon Channel dhe kompanive të tjera.
Francesco Beçhettit, bizneset e të cilit u përballën me sekuestro, akuzohet për evazion fiskal dhe falsifikim dokumentacioni.
Prokuroria e Tiranës sekuestroi 60% të aksioneve të “Agon Set”, “Energji”, “400KV”, “Cable System” dhe “Fuqi”.
Njëkohësisht, biznesmenit italian i janë bllokuar edhe llogari të ndryshme bankare, të administruara prej tij dhe Liljana Condomittit, Mauro de Renzis dhe Erjona Troplini me detyrë financiere e kompanive në fjalë.
Vendimi i Apelit është marrë sot pas shqyrtimit të kërkesës së avokatëve, duke arsyetuar lënien në fuqi të Shkallës së Parë.