I ftuar në studion e Eni Vasilit, kryeministri Edi Rama ka komentuar mbrëmjen e së martës datën e zgjedhjeve dhe pjesëmarrjen e opozitës ndërsa tha se data e zgjedhjeve ësthë vendosur ngap Kushtetuta dhe partitë kanë detyrim ta respektojnë.
I pyetur për deklaratat e Metës se mospjesëmarrja e opozitës në votime do të ishte katastrofale, Rama tha se kjo varet sesi e kupton Ilir Meta.
“Nuk kam marrë një përgjigje sepse nuk kam bërë një pyetje të tillë” – tha Rama ndërsa u pyet nëse LSI i ka kthyer përgjigje për koalicion.
Rama tha se kur njerëzit janë bashkë diskutojnë në rast se duan të ndahen.
“Kur jemi bashkë nuk kemi pse diskutojmë a jemi bashkë. Bashkëjetesa PS-LSI është një bashkëjetesë normale mes forcash që kanë qasje të ndryshme në momente të caktuara” – tha kryeministri.
Edi Rama u pyet nëse Ilir Meta i ka kërkuar të jetë kryeministër. Sipas kreut të PS ky diskutim as që duhet të shtrohet dhe një kërkesë e tillë nuk i është bërë. Rama tha se kryeministri i takon atij që arrin rezultat të lartë në zgjedhje ndërsa deklaroi se kjo mund të ndodhë nëse LSI del forcë e parë politike.
INTERVISTA
Opozita është në çadër përpara Kryeministrisë, zgjedhjet po afrojnë, dhe koalicionet janë ende të paqarta. Aleati juaj gjatë inaugurimit të një shkolle tha sot se pluralizmi ka ardhur që në ’90, ju jeni një ndër të njoftuarit?
Unë e nënshkruaj këtë deklaratë njësoj sikur ta kem thënë vetë, nuk shoh asgjë për njoftim këtu.
A është kategorik qëndrimi juaj për të hyrë në zgjedhje qoftë edhe pa PD?
Dita e zgjedhjeve është dita kur vendos populli, dhe partitë nuk kanë asnjë të drejtë të diskutojnë këtë, ashtu siç kanë të drejtë të hyjnë ose jo në zgjedhje. Kjo është data e dekretuar nga Presidenti i Republikës.
A ndjeni ndonjë përgjegjësi për qëndrimin e opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhje? Do ishit kryeministri i parë që e çon vendin në zgjedhje pa opozitën…
Nuk e çoj unë vendin në zgjedhje. Vendosin vetë partitë politike të marrin pjesë apo jo në zgjedhje. Nuk ka lidhje me mua apo qeverinë.
Çfarë do bëni nëse Meta nuk pranon të hyjë në zgjedhje pa opozitën?
Unë nuk flas me nëse unë flas për fakte.
Meta e ka lënë të kuptohet se zgjedhjet pa opozitën janë katastrofike…
Varet si e dëgjon Metën, unë e kuptoj shumë mirë. Secili shkon në zgjedhje me programin, me skuadrën, me liderin e vet. Është e drejtë e çdo subjekti politik të shkojë apo jo në zgjedhje.
A keni marrë një përgjigje përfundimtare nga Meta për koalicionin parazgjedhor.
Nuk kam marrë një përgjigje, sepse nuk kam bërë një pyetje. Nuk e shoh të nevojshme të bëhet ky diskutim.
A e keni diskutuar këtë çështje?
Kur njerëzit janë bashkë nuk diskutojnë në rast se duan të ndahen.
Nuk keni patur një bashkëjetesë paqësore, ndoshta ndaj diskutohet kjo çështje?
Nuk e di çfarë quani bashkëjetesë paqësore, por koalicioni ynë ka qenë larg të qenit luftarak. Është një bashkëjetesë normale mes forcash që janë të ndryshme, kanë qasje të ndryshme në momente të caktuara, por që kanë një qëllim të caktuar.
Po të kujtojmë dhjetorin 2016-ës, ju i quajtët taktika…
Mendoj se të thuash taktika nuk thua diçka fajësuese. LSI është më taktike sesa PS. PS është strategjike.
Nuk pret asgjë nga LSI?
Nuk pres asgjë. S’kam shtuar asnjë pyetje.
Keni thënë se fitoni dhe pa LSI..
Nuk e kam thënë.
S’më kujtohet vendi, por arrini të bëni.
Vendin nuk e gjeni dot, por midis jush. Midis rrethit tuaj mediatik, ku shkruani dhe pyeteni vet. Në një mbledhje të PS kam thënë bazuar në rezultatet me vitin 2013, PS mund të arrijë më mirë.
Dhe keni thënë se votat me Metën duhet të ndahen…
Pa këtë koalicion nuk do ndodhin reformat territoriale. Kanë bërë një tersi reformash.
Çfarë po thoni kur ju deklaroni se nuk keni bërë asnjë pyetje dhe diskime për koalicionin, po keni bërë thirrje..
Kur ju shkoni në një familje në shtëpinë e miqve tuaj ju i bëni pyetje “A po ndaheni?
Replikat mes LSI dhe PS janë të shpeshta. Si Nikolla dhe Kryemadhi. A po ndodh gjë?
Këto janë shprehje të një momenti që lidhet me zgjedhjet që afrojnë kur është e natyrshme që LSI të mundohet të krijojë një profil më atraktiv duke bërë opozitën e qeverisë.
Kryemadhi foli për problemin në arsim që ju e quani reformë të suksesshme?
Reforma ka pasur mbështetje nga të dyja partitë
Ju i keni bërë ftesë për një tjetër mandat Metës por nuk ka përgjigje?
Kur jam kam bërë këtë ftesë publike? Nuk ka ftesë se ka koalicion
Gjosha thotë që Meta duhet të jetë kryeministër?
Është anormale mos ta thoshte këtë gjë, është e kabinetit tonë, por është pjesë e partisë së Metës prandaj është normale që ta dojë këtë.
Po e diskutoni një temë të tillë me Metën, jua ka kërkuar ai të jetë kryeministër?
Kryeministri buron nga vullneti i popullit, ata zgjedhin partinë fituese dhe kryeministrin dhe koalicionin fitues. Se kush do jetë kryeministër këtë nuk e përcaktoj as unë dhe as Ilir Meta por vota e popullit.
Do e pranonit si kusht të LSI-së për të vazhduar koalicionin nëse duan që Meta të jetë kryeministër?
Kjo është me nëse, nëse LSI del parti e parë, është normale të bëhet ai Kryeministër
Ilir Meta President?
Nuk ka negociatat për emrin e tij si President, dhe nuk ka nevojë të ketë. Ne jemi koalicion dhe do bisedojmë kur të vijë koha.
PDIU do të jetë në koalicionin parazgjedhor?
Ne jemi në një koalicion dhe vlen e njëjta përgjigje.
Presidenti dekretoi 4 ministrat, por tha se i takon parlamentit të gjykojë, sidomos për kandidaturën e Xhafajt. A e keni diskutuar me Metën dhe a do ta votojë ai?
Ai është bashkëkryetar i koalicioni dhe ka një ndarje të qartë të detyrave. Meta asnjëherë nuk ka kërkuar të imponojë apo pengojë asgjë. Përkundrazi, të gjithë ministrat në kabinetin qeveritar janë të barabartë dhe kanë një kryeministër, jo dy. Nuk dua të humbas kohë me presidentin, pasi shumë më e rëndësishme se një konference të diel mbasdite për të dalë për të mos thënë asgjë, është çfarë po ndodh sot. Vendi sot ndodhet përballë një qasje shumë kuptimplotë mes aspiratës për të bërë shtet, për të kaluar gjykatësit e prokurorët në filtrin e vettingut, dhe ringjalljes së një instinkti për të penguar popullin të bëjë shtet.
Nëse LSI nuk e voton kandidaturën e Xhafajt, mund të thuhet se koalicioni ka rënë?
Ju thoni se nëse autobusi i Tiranës së Re, që është bllokuar nga çadra i bie nga hëna, a është ky çrregullim i qarkullimit ndërkombëtar.
A mund të pohoni ju vet se kandidatura e Xhafajt nuk ka qenë një torturues gjatë komunizmit?
100 %. Duhet të kesh fakte për të kundërtën, është njësoj si të më pyesësh mua keni fakte që nuk jeni i droguar.
Testin ua kërkoi Berisha?
Këto nuk janë gjëra që bëhen me test, bëhen me prova. Po Saliu është përpara Romakëve, është midis Gurit dhe Bronxit. Përgjigjet për dëshmitë e dy personave janë bërë publike nga vetë investigimet e gazetarëve. Po unë nuk dua të hyj te kjo që është pjesë e shfaqjes brutale të një situatë që e kemi konstatuar të gjithë te PD. Nuk kanë asnjë program, asnjë skuadër, lider po s’kanë e s’kanë dhe kanë 3 vite e gjysmë që vetëm hedhin baltë. Kanë 3 vite e gjysëm që hedhin vetëm baltë dhe nuk kanë as program. Kanë të njëjtin program qeverisje që kishin. Ç’mund të presësh nga njerëz të dëshpëruar që kanë tmerr nga Vetting-u që i mblidhet dhe disfata në zgjedhje
Keni bërë ministër një ish-hetues?
Ai ka qenë ministër (Xhafaj) para se unë të isha kryeministër. Ai ka udhëhequr reformën më tronditëse në rrugën për të bërë shtet, atë të Reformës në Drejtësi. Ai gëzon të gjithë mbështetjen time dhe të gjithë socialistëve që gjykojnë nga veprat. Zërave ju përcjell të gjitha ngushëllimet e mia.
Ka pasur ndikim nga ndërkombëtarët?
Jo nuk ka pasur fare, por është dashur që të konsultohem me ta për kandidatët, i kam kërkuar opinionin i cili ka qenë shumë pozitiv.
Largimi i Tahirit, jeni konsultuar me ambasadën amerikane?
Nuk ke pse konsultohesh me askënd kur je kryeministër.
Nishani tha se është i papranueshëm kandidatura e Xhafës..
Nuk kam asnjë koment. Do isha i gatshëm po të flitej për Vetting-un e reformën në drejtësi. Për komente nuk diskutoj
Do bisedosh me PD-në dhe të pranoni qeverinë teknike nëse PD firmos Vettingu-n?
Vettingu nuk është nder që më bëhet mua por detyrim për të gjithë popullin. Të mbyllet pazari i gjësë së gjallë që është sistemi i drejtësisë. Nuk janë kushte ato vendosin ata, i burojnë nga frika e dëshpërimit dhe mungesa e dashurisë për popullin. Kur flitej 3 ligjet, një prej tyre ishte rregullorja e Parlamentit, ne kërkonim që pas kryeministrit, kryetari i opozitës të kishte të drejtën e replikës me një minutazh të caktuar. Ne erdhëm në shumicë dhe gjëja e parë që bëmë ia dhamë këtë të drejtë.
I morët votën për reformën në drejtësi…
Nuk ia morëm ne, erdhën e dhanë të gjithë ujqit e bërë qengja. Vetëm në atë rast kam parë kartonët jeshilë sipër, koka poshtë. Erdhën si Çeço, madje Çeço ishte me mustaqe, këta erdhën pa mustaqe.
A do bëhet vettingu?
Padyshim që po.
Cila është oferta juaj?
Ajo që kam thënë vazhdimisht dhe kam bërë e ftesa për dialog, edhe për reformën territoriale kam bërë ftesa kur ishin atë në qeveri, po më thoshin jo. Ne gjithmonë kemi qenë të hapur, dhe kemi thënë çdo gjë që kërkoni ju po duhet të ketë konfirmimin e BE dhe SHBA-së. Ka pasur një çadër në bulevard ku kemi qenë ne në grevë urie. Ne kërkonim të drejtën për një hetim parlamentar për zgjedhjet e kaluara për të nxjerrë konkluzione se në çfarë procesi ishte zhvilluar votimi. Por s’thamë kurrë që do vdesim këtu në çadër, ose ikni ju se kështu duam ne, se po s’ikët ju ne do e hedhim në erë këtë vend. Nëse çadra e parë ishte dramë e vërtetë për një të drejtë kushtetuese për një hetim, kjo është një komedi e vërtetë kjo e këtyre. Këtu nuk ka krizë, kjo është krizë e PD, nuk është krizë e Shqipërisë, e ekonomisë, e njerëzve, kjo është krizë e lidershipit të PD-së bashkuar me përfaqëusit e degradimit të medias sot, bashkuar me ca të huaj që s’para ja duan të mirën Shqipërisë. Është krizë e shpikur, artificiale.
A do bëhet Vettingu para zgjedhjeve?
Nuk e shpëton dot çadra as PD-në, as gjykatësit që japin sponsorizime për të mbajtur gjallë tallavanë e çadrës, as ata që bashkohen me çadrën dhe bëjnë sikur kanë hallin e Shqipërisë. Askush nuk shpëton nga Vettingu. I ka ardhur koha, kur i vjen koha nuk i ndal dot
Nuk ka lëshim për qeveri teknike?
S’ka asnjë lëshim. Por çfarë t’ju them 1 ml njerëzve që më kanë dhënë këtë detyrë. Ti them se ne bashkë duhet tu japim rrugë budallait dhe në emër të kësaj të hedhim bazën kushtetuese dhe t’i hapim rrugë një politike që do zhvillohet jo më në parlament. Por opozita në çadër dhe qeveria në parlament. Vjen tjetër, merr çadrën dhe thotë ‘uli ti të hipi unë’
Ju keni zgjedhje të tjera. Si do ja bëni Vettingun?
Vetingu do bëhet..
Si ?
Eni do bëhet vettingu. Presim procesin me Avokatin e Popullit me një grup ekspertësh dhe në bazë të operacionit, pasi të mbaroj ky proces do bëhet vettingu.
Si do bëhet? Do blini votat?
Çdo ditë në kohën e vet. Çdo dite t’i lëmë kohën e vet. Sot nuk kemi ndonjë ngut. Çdo ditë për PD është shumë e gjatë.
Nuk i bëni kësaj opozitë asnjë lëshim. Asnjë në këto 4 vjet, si në reformën territoriale..etj..I keni prishur pallatet buzë detit në Vlorë, por Santa Quaranta nuk është shembur. E thoni ‘i hapim rrugë budallait’. Bëhet fjalë për opozitën.
Po flisja për metodën, dhe jo për ndonjë person konkret. Unë nuk di të kemi shembur ndonjë pallat të opozitës dhe nuk di nëse bën pallate. Nuk di që Santa Quranta të jetë pa leje. Nëse do jete pa leje, do pësojë të njëjtin fat.
Edhe Lungo Mare?
Një sekondë. Se di pse e lidhni me opozitën. I kujt ishte pallati?
Ju e doni se i kujt është..
S’merrem fare me këto. Në raport me opozitën, besoj se kjo qeveri ka bilanc të pakrahasueshëm me asnjë qeveri më parë. Lideri i opozitës në parlament flet më shumë se lideri i qeverisë. Berisha ka folur më shumë.
A do t’ia jepni presidentin opozitës?
Çdo gjë që ka të bëjë me rregullat e lojës. Ne i themi opozitës të jetë njësoj e garantuar sa shumica. Ka një Kushtetutë që thotë si zgjidhet Presidenti. Është njësoj si për të pushuar një fëmijë që qan, t’i jepni babagjyshin. Nuk bëhet kjo, ti kërkon unë të jap, e pastaj më jep. Ka mbaruar kjo në qershor 2013. Presidenti do të jetë i të gjithë shqiptarëve, nuk do jetë i një force politike. Çdo ndryshim ligjor të nevojshëm për opozitën, në Kodin Zgjedhor apo Penal apo kudo, le ta sjellin, ne jemi gati ta votojmë. Por mjafton të përputhet me standardet e OSBE-ODIHR. Nëse kanë ndonjë mekanizëm të duhur për zgjedhjet ta sjellin, mjafton të jetë sipas standardeve. Edhe sikur në çadër të derdhet lumë birra, nuk ka më shumë se kaq.
Ata kërkuan votimin e elektronik…
Unë kam thënë dakord, por me miratimin e OSBE-ODIHR.
Dhe kjo u la për momentin e duhur, që të thuhej nuk ka më kohë…
Kjo është e pavërtetë. Një opozitë, gjërat që kërkon i përgatit, i propozon dhe thotë hajde t’i diskutojmë. Nuk bën me konferenca shtypi, thirrje, sharje.
Tashmë opozita ka opsione të tjera…
Ndihmojeni opozitën. Mos e merrni më qafë duke i thënë është e qartë. Se është e paqartë.
Ju thatë se largimi i Tahirit ishte për shkak të punëve të partisë. Ju zgjodhët t‘i shërbeni më shumë partisë sesa Shqipërinë?
Ky është një tjetër interpretim komplet gabim. Ne jemi një skuadër. Nuk kemi një grup të lindur për ministër, një grup për deputetë, apo një grup për mbështetës. Ne jemi një skuadër. Nuk është fjala se unë largova një ministër dhe e lashë bosh dhe e zëvendësova me një ministër që ju siguroj se do të jetë shumë i suksesshëm. Unë nuk mendoj për 3 muajt e ardhshëm, por për 6 muajt e ardhshëm. U zëvendësua një ministër me një ministër. Zëvendësimi është bërë për të shkuar përmes protagonistëve të kësaj periudhe tek njerëzit. Janë njerëzit arsyeja pse ne jemi në qeveri dhe me ata duhet të flasim.
Nuk e bënte dot Shalsi, Xhaçka, Xhafaj etj, këtë që ju doni ta bëjë Tahiri?
Nuk ka qenë dot në vijën e parë, dhe nuk është udhëheqësi politik i një rajoni. Tahiri është udhëheqësi politik i Tiranës. Bledi Çuçi nuk ka pasur ministri, por ka udhëhequr me Finon një nga reformat më të mëdha në këtë vend. Ai ka udhëhequr një revolucion. Çuçi është udhëheqës politik i Gjirokastrës.
Pse nuk hoqët të tjerët?
Po se harrova të vija nëpër televizione e t’ju pyesja juve, kë të heq e kë të mbaj. Unë po them vetëm kaq, që me këto lëvizje ndjehet që është rritur ndërveprimi i komunikimit.
Do ketë shkarkime të tjera?
Nëse përgjigja nga terreni nuk do jetë e dëshiruara, nuk e kuptoj ku është problemi
A ju kërkoi Meta Tahirin në këmbim të Manjanit?
Nuk funksionon kështu, unë ndjehem keq për ata që i ndjekin këto lloj telenovelash
Ka qenë i kënaqur aleati juaj nga qeverisja e Tahirit?
Merreni në studio, pyeteni dhe ai do u përgjigjet.
Ju keni vlerësuar punën e Trahirit. Por raporti i DASH flet ndryshe. E cilëson Shqipërinë si portën kryesore të heroinës….Pastrohen lekët, etj.
Tashi merrni raporton e DASH në 2013 dh, 2014, 2015, dhe krahasojini. Merrni ata të katundit mediatik dhe krahasojini, ata që vijnë nga çadra këtu, apo ata që shkoni ju tek çadra. në raporton e 2013 deri në 2016, ky i 2016, merri dhe shihe. Që Shqipëria ka probleme me kanabisin,kjo nuk ka nevoje që të thotë DASH. Hyrja e raportit është njësoj. po të shikosh strukturën e raportet s’ka rëndësi fare. Ne jemi angazhuar në një plan të ri kombëtar dhe këtu do jemi. rezultatet do jenë spektakolare. Është ndërtuar një plan ndërinstitucional, për Policinë e Shteti, prokurorinë.
Pesëfishimi i mbledhjes ai është dështim i Tahirit?
Po të shihni me kujdes faktet, se me llafe nuk mbarojmë, do shohim që sasia e mbledh vitin e kaluar, është me e vogël se sasia e mbledh në vitin 2013. Tanimë ne kemi të gjithë skanerin e territorit të të gjitha fushave që ka në patronazh një grup.
Si e konsideroni raportin e DASH-it?
Unë konsideroj një notë pozitive. Për të vënë notat negative jeni ju këtu.
Cilat janë marrëdhëniet që keni me qeverinë amerikane?
(Qesh) Dakord. Shikoni reagimin që ka pasur SHBA nga vizita e ministrit tonë të Jashtëm (Ditmir Bushatin). Është ftuar nga sekretari i Shtetit, është pritur në Kongres. Ka marrë mbështetje të plotë për reformën.
/javanews/b.d