Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në Kryeministri një takim maturantët fitues të Medaljes së Artë.
Kryeministri gjatë fjalës së tij në këtë takim dha mesazhin se, varfëria nuk është një arsye për të mos pasur një ëndërr.
“Të qënit nga një familje e zakonshme, nuk janë një arsye për të mos pasur një ëndërr. Mangësitë në rrugën drejt shkollës, në klasë, në oborrin e shkollës nuk janë një arsye që të mos ia dalësh. Po kështu edhe Shqipëria patjetër mund të bëjë një histori sukesi nëse ne kemi guxim për të besuar tek ambiciet tona dhe forca jonë krijuese”.
Në fjalën e tij Kryeministri Rama theksoi se, “Reformat janë e vetmja rrugë për të adresuar problemin e sëmundjeve në një shoqëri e shtet”.
“E vetmja rrugë për sëmundjen në drejtësi është një operacion i thellë”, u shpreh Kryeministri Rama.
Kreu i qeverisë shtoi se, “problemi i drejtësisë ëhstë një nga sëmundjet më të rënda”./a.m.