Gjatë takimit “Trajtimi i së kaluarës totalitare të Shqipërisë”., ministrja Mirela Kumbaro u shpreh se “Shkrimi i historisë nuk është detyrë e politikës, por është detyrë e politikës të ndërtojë mekanizma financiarë dhe profesionalë që dëshmitë e kohës të mos vdesin, që dëshmitarët të mund të shprehen, që dokumentet arkivore të mos zhduken e ca më keq të transformohenm apo të keqpërdoren, siç mos o zot janë përdorur duke na i tundur përpara hundës herë si lecka kutërbuese e herë si pisqolla”.
Kjo, tha Kumbaro, “është arsyeja pse vendosëm që Shtëpinë e Gjethit, siç është dhe vetë emri i kodifikuar i objektit në dosjet e Shërbimit Informativ Shtetëror, ta nxjerrim nga rutina e zyrave të rrënuara, siç e gjetëm në vitin 2014, ta restaurojmë, të shpëtojmë çdo dokument, pajisje dhe dëshmi”.
Takimi u zhvillua me praninë e ambasadorit te OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt, institucioneve dhe organizatave te shoqerise civile, ku vemendja u fokusua tek çeshtjet qe lidhen me “Vendet e Kujteses”.
Ky është takimi i katërt që OSBE zhvillon në kuadër të punës për nxitjen e një dialogu kombëtar për të kaluarën komuniste të Shqipërisë. /b.d