Kryetari i PS për Tiranën, Saimir Tahiri, zhvilloi një takim me banorë të Zall Herrit, ku u shpërndanë 200 leje legalizimi për zonën.
Në takim ishin të pranishëm dhe deputeti i zonës Xhemal Qefalia si dhe përfaqësues të ALUIZNI-t.
“Sot legalizim, nesër punësim, ekonomi më të fortë, rrugë, shkolla e kopshte #në18mePS”, shkruan ministri Tahiri në fb.
“Janë mbi 100 mijë legalizime të kryera në tre vite e gjysëm, krahasuar me vetëm 20 mijë legalizime gjatë 8 viteve të qeverisë së mëparshme”, theksoi Saimir Tahiri. /b.d