Në muajin Shkurt 2017 ndodhën 117 aksidente rrugore, 13,3 % më pak se një vit më parë.
Numri i të aksidentuarve në Shkurt 2017 është 159 persona nga 172 që ishte një vit më parë. Të dhënat vijnë përmes Institutit të Statistikave, sipas të cilit numri i personave të vdekur gjatë muajit Shkurt është 17 dhe krahasuar me mesataren e personave të vdekur gjatë vitit 2016, ky numër është ulur me 22,7 %.
Aksidentet rrugore, në 83,8 % të rasteve, kanë ndodhur nga sjellja e drejtuesit të mjetit. Ndërkaq kanë qenë përsëri moshat e reja një prej shkaqeve kryesore të aksidenteve. Numri më i lartë i aksidenteve (33,3 %) është kryer nga grup mosha 25 – 35 vjeç.
Në Shkurt 2017, numri të aksidentuarve (vdekur apo plagosur) për 100.000 banorë ishte afërsisht 6 persona, krahasuar me mesataren e vitit 2016 ky numër u ul me 25,0 %.
a.ç