Emigrantët vazhdojnë të mbeten një problem në Evropë edhe pse gjatë vitit 2016-të është vënë re një ulje e numrit të tyre dhe kërkesave për azil.
Ndërkohë që shtete të shumta kanë marrë masa për parandalimin e hyrjes së emigrantëve të paligjshëm në territoret e tyre, duke përdorur ndërtimin e barrierave kufitare dhe teknologjinë e re, Hungaria ia ka besuar këtë mision ushtrisë.
Ministri i mbrojtjes i Hungarisë, Istvan Simicsko, ka inauguruar në pjesën jugore të kufirit hungarez, një bazë ushtarake e cila do të shërbejë për ndalimin e hyrjes së emigrantëve të paligjshëm.
Ministri i mbrojtjes i Hungarisë, Istvan Simicsko, ka inauguruar një bazë të vogël ushtarake në pjesën jugore të kufirit të Hungarisë, për ta parandaluar hyrjen e imigrantëve.
Vetëm një javë më parë, kryeministri hungarez Viktor Orban, bëri të ditur se një gardh i ri po ndërtohej në kufirin me Serbinë, i cili do të pajisej me një numër të madhe sensorësh dhe kamerash për të parandaluar hyrjen e emigrantëve, përgatiti Express. (b.an)