Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov kritikoi sot në Tokio dislokimin e sistemeve amerikane të mbrojtjes balistike anti-raketore në Azi-Paqësor në përgjigje të kërcënimit koreanoverior duke e konsideruar si një rrezik serioz për rajonin.
“Vëmë theksin në rreziqet serioze që lidhen me dislokimin e elementeve të sistemit anti-raketor amerikan në rajonin e Azi-Paqësorit”, deklaroi Lavrov në përfundim të një takimi të ministrave të Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes ruse dhe japoneze.
Siguria e rajonit Azi-Paqësor ishte në fokus të diskutimeve me 2+2 kushtuar një numri të shumtë çështjesh, dy javë pas lëshimit të raketave koreano-veriore në drejtim të Japonisë.
SHBA-ja ka nisur së fundmi të dislokojë arsenalin e saj anti-raketor ”Thaad” në Korenë e Jugut.
Uashingtoni dhe Seuli e kishin njoftuar këtë dislokim në korrikin e 2016 në përgjigje të intensifikimit të programit koreano-verior të raketave balistike, duke shkaktuar në atë periudhë indinjatën e Kinës dhe Rusisë.