Rritja e eksporteve ka vijuar edhe në fillim të këtij viti, duke u rritur ndjeshëm krahasuar me një vit më parë.
“Në dy muajt e parë të vitit 2017 eksportet u rritën me 14,8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016”, ka deklaruar ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi.
Pak ditë më parë ishte Instituti i Statistikave që njoftoi se, eksportet u rriten për të dytin muaj rresht në rend dyshifror, duke sinjalizuar se 2017-a mund të jetë një vit më i mirë për kompanitë eksportuese./a.ç