Kreu i Bashkisë së qytetit bregdetar postoi mbrëmë në Facebook disa momente nga kujtimet e tij të rinisë. 30 vite më pas, Dako kujton 13 korrikun e vitit 1985, kur Tina Turner dhe Mick Jagger debutuan sëbashku në Londër.
“30 vjet më parë, në 13 Korrik të 1985, në orën 12:00 u mbajt një super koncert për 16 orë , 8 orë në stadiumin Uembli të Londrës dhe 8 orë në stadiumin J.F.K të Philadelphias (SHBA). Ky koncert titullohej “LIVE AID” dhe ishte për mbledhjen e fondeve në ndihmë të vendeve afrikane.
Kjo ditë është e njohur si dita që Rock e Roll ndryshoi botën!” – shkruan Vangjush Dako.
Ndër të tjera, ai thekson se në Shqipëri ishim 90 ditë pas vdekjes së diktatorit e për rininë e asaj kohe ky koncert ishte një frymëzim, një shtysë drejt agimit perëndimor.
“Kam ende në mendjen performancën e Fred Mercury dhe Grupit “Ëho”, të cilët shpërthyen në Uembli, ndërsa Tina Turner dhe Mick Jagger ndezën flakë J.F.K.-in. E njëjta atmosferë shpërthyese ishte edhe në plazhin tek hotel “Breshka” në Durrës. Ky koncert do të mbetet i paharruar për mua pasi e djela, 14 korrik 1985, ndryshoi jetën time. Në nder të atyre gjigandëve të rrokut j’u ftoj, miqtë e mi, që të rijetojmë të njëjtat emocione duke e parë këtë koncert madhështor në You-tube” – shkruan Dako i cili pak ditë para zgjedhjeve të 23 qershorit përuroi në qytetin e tij monumentin e Tina Turner dhe Mick Jagger.