Nga gjykata e Tiranës është hedhur poshtë kërkesa e anglezit David Brown, i dënuar nga drejtësia shqiptare me 11 vite burg. Ai akuzohet për pedofili me fëmijët shqiptarë. Nga dënimi i dhënë 66-vjeçari Brown i kanë mbetur edhe 9 vjet burg për të bërë. I dënuari tashmë kërkon që të risjellë si dëshmitarë e disa prej fëmijëve që dikur, vetëm 6 vjeçare, me dëshmitë e tyre e burgosën, por që tani si adoleshentë e kanë ndryshuar dëshminë.
Tre prej fëmijëve kanë ndryshuar duke thënë se ishin detyruar nga psikologia dhe policia të dëshmonin kundër tij për abuzime seksuale me ta. Ndaj, pedofili anglez ka kërkuar që fëmijët të dëshmojnë në favor të tij për të rrëzuar akuzat, por Gjykata e Rrethit Tiranë nuk ka pranuar. David Broën drejtonte një qëndër bamirësie në Tiranë me emrin “Fëmijët e tij” për të miturit e braktisur nga mosha 2 deri 14 vjeç, por që rezultoi se aty abuzohej seksualisht me fëmijët. Dhjetë fëmijë dëshmuan kundër tij dhe dy kolegëve të tij që po ashtu u dënuan: Dino Kristodulu 52 vjeç i dënuar për pedofili dhe Robin Arnold 63 vjeç. /ma.me