Dy shefat e inteligjencës amerikane janë të gatshëm që të dëshmojnë para Kongresit për lidhjet e mundshme mes Rusisë dhe fushatës zgjedhore të presidentit Donald Trump, para dhe gjatë zgjedhjeve në SHBA.
Ata, po ashtu, do t’i adresojnë pohimet e pabaza të Trumpit se telefonat e tij ishin përgjuar nga paraardhësi i tij Barack Obama, transmeton Express.
Drejtori i FBI-së, James Comey, dhe shefi i NSA, admirali Mike Rogers, do të ofrojnë prova në një seancë të rrallë të hapur të Komitetit të Inteligjencës të Kongresit.
Ndërkohë, Trump e ka quajtur hetimin “persekutim total”. E Rusia e mohon se ka tentuar të ketë ndikim në zgjedhjet presidenciale në SHBA. (b.an)