Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki ka publikuar listën zyrtare me emrat e lojtarëve të ftuar kundër Islandës. Për herë të parë ftesën e Bunjakit kanë marr Besart Berisha, Atdhe Nuhiu e Donis Avdijaj, transmeton Koha.net.
Kosova dhe Islanda do të takohen në ‘Loro Boriçi’ në kuadër të eliminatorëve për Kupën e Botës ‘Rusi 2018’, të premten. KTV ka siguruar listën përfundimtare të të ftuareve.
Dy risit më të mëdha në këtë listë janë sulmuesit Besart Berisha dhe Donis Avdijaj, të cilët kanë mundësi të debutojnë për Kosovën të premten mbrëma.
Risi tjetër në listë është edhe sulmuesi shtatlartë i Sheffield Wednesday, që garon në “Championship” të Anglisë, Atdhe Nuhiu, përcjell Express. (b.an)