Kombet e Bashkuara publikuan sot raportin mbi lumturinë në botë për vitin 2017 ku Shqiperia është e renditur në pozicionin 109.
Në OKB lumturia po fiton gjithnjë e më shumë terren duke u parë si mjeti më i mirë për të matur progresin social dhe politikat publike globale.
Raporti kombinon gjashtë faktorë për vlerësimin e tij. PBB-në, vitet e shëndetëshme gjatë jetës, suproti social (të kesh dikë ku mund të mbështetesh gjatë kohëve të vështira), mungesa e korrupsionit (ne qeveri dhe biznes), liria sociale dhe gjenroziteti (i matur nga donacionet më të fundit).
Më poshtë vijon lista me 10 vendet më të lumtura dhe 10 vendet më pak të lumtura.
Vendet më të lumtura:
- Norvegji
- Danimark
- Island
- Zvicër
- Finland
- Holand
- Kanada
- Zeland e Re
- Australi
- Suedi
Vendet më pak të lumtura:
- Jemen
- Sudani i Jugut
- Liberia
- Guinea
- Togo
- Ruanda
- Siria
- Tanzania
- Burundi
- Republika e Afrikës Qendrore
/b.d