Gjykata e Krimeve të Rënda i ka dërguar një fletëthirrje ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Sipas Shqiptarja.com, Tahiri është thirrur për të dëshmuar në lidhje me masat dhe mënyrën së si është vënë në dijeni për kërcënimin e Mynyr Konit dhe Dhori Kules në prill të 2016.
Më herët, drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj ka dhënë deklarime mbi ditën e shoqërimit të Emiljano Shullazit pas kërcënimit të 2 rektorëve. /b.d