Presidenti bullgar, Rumen Radev akuzoi sot Turqinë fqinje për ndërhyrje të papranueshme në fushatën elektorale për zgjedhjet e parakohshme legjislative të 26 mars në vend, dhe paralajmëroi se qeveria e tij nuk do të pranojë aspak një fakt të tillë.
“Turqia është fqinji ynë, miku dhe partneri ynë dhe jemi të vendosur për të zhvilluar marrëdhëniet e një fqinjësie të mirë”, deklaroi Radev për televizionin publik BNT. Por ndërhyrja e Turqisë në zgjedhjet tona është faktike dhe kjo formë ndërhyrjeje është e papranueshme”, tha ai.
Këto deklarata vijnë pas një jave të tensionuar mes dy shteteve në lidhje me mbështetjen e ofruar nga ana e Ankarasë të partisë së re të minoritetit turk “Dost” (mik në turqisht). Ky minoritet numëëron rreth 700.000 persona nga një popullsi e përgjithshme prej 7,4 milionë në Bullgari, dhe vetëm 60.000 turq gëzojnë të drejtën e shtetësisë bullgare që votojnë në Turqi.
Ministri turk i Çështjeve Sociale, Mehmet Muezzinoglu i bëri thirrje qytetarëve bullgarë me origjinë turke për të votuar për “Dost”. Më 7 mars, Sofja thirri ambasadorin e Turqisë, Süleyman Gökçe për të denoncuar daljen e tij në një spot elektoral të kësaj partie./a.m.