Enca Haxhia vërtet është një “soul killa”. Së paku kështu le të kuptohet vetë këngëtarja, pak me shaka, në një video të postuar në Instagram.
Ajo ka folur për prapaskenat e xhirimit të klipit të saj të ri dhe, ka zbuluar edhe skenën e saj më të preferuar: momentin kur qëndron në vaskën e mbushur “me gjak njeriu të vërtetë”.
“Kjo është dita e dytë të xhirimeve të klipit tim të Soul Killa. Jemi në një prej skenave të xhirimeve, që është një vaskë e mbushur me lëng të kuq, prej gjakut të një njeriu të vërtetë, sigurisht (qeshet)”.
“Kjo është një nga skenat e mia të preferuara”, thotë ajo në video.