Arsenali ka pësuar humbje me rezultat 3 me 1 nga West Bromwich Albion për të vazhduar formën e dobët në Premier Ligë.
Pas humbjes nga Liverpooli në ndeshjen e fundit, londinezët pësuan nga WBA-ja për të mbetur në pozitën e pestë. Daëson realizoi dy gola dhe një Robson-Kanu për WBA-në, derisa Alexis Sanchez shënoi golin e vetëm për Arsenalin.
Me këtë humbje Arsenali mbetet me 50 pikë në pozitën e pestë, një më shumë se Manchester Unitedi në pozitën e gjashtë që ka një lojë më pak të zhvilluar. (b.an)