Kryeministri Edi Rama ka zëvendësuar katër ministra të qeverisë së tij kur duhen edhe tre muaj që të zhvillohen zgjedhjet parlamentare, të përcaktuara për në 18 qershor.
Tensionet politike pritet që të intensifikohen ndërsa opozita vazhdon që të kërkojë formimin e qeverisë së përkohshme deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Analiza
Duke lajmëruar ndryshimet e ministrave më 12 mars, zoti Rama tha se ai po i largonte nga detyra ministrat e Brendshëm, Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Shëndetësisë dhe Pushtetit Vendor që ata të mund të udhëheqin fushatën elektorale të Partisë Socialiste, që kërkon të fitojë edhe një tjetër mandat 4 vjeçar.
Gjithsesi, këto ndryshime dhe sidomos largimi i ministrit të debatuar të Brendshëm Saimir Tahiri, që është kritikuar për rekordet mikse të autoriteteve në goditjen e kultivimit ilegal të kanabisit, është interpretuar si një lëvizje për të zbutur opozitën.
Që nga mesi i shkurtit, opozita e drejtuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë ka bojkotuar parlamentin dhe ka organizuar një protestë duke e ngritur çadrën jashtë zyrës së kryeministrit në Tiranë, në mbështetje të kërkesës për zëvendësimin e koalicionit të udhëhequr nga Partia Socialiste.
Partia Demokratike kërkon që të vendoset një qeveri jo politike në mënyrë që të sigurojë që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira e të drejta.
Nëse ndryshimet në qeveri kishin për qëllim që të ishin një tolerim për opozitën, ato kanë dështuar në arritjen e qëllimit.
Partia Demokratike ka vazhduar që t’i qëndrojë larg parlamentit dhe po kërcënon se do të bojkotojë zgjedhjet.
Ndërkohë që bojkoti në vazhdim i parlamentit po mban pezull reformën e drejtësisë në veçanti krijimin një paneli të mbikëqyrur nga ndërkombëtarët, i cili do të kontrollojë me detaje për 800 gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë.
Procesi i vetingut ka për qëllim që të çrrënjosë korrupsionin në drejtësi dhe të sigurojë që gjyqtarët janë të pavarur nga influenca politike.
Pastrimi i drejtësisë është kushti i fundit që Shqipëria duhet që të përmbushë përpara se të hapë bisedimet e pranimit me Bashkimin Evropian, edhe pse dështimi për të mbajtur zgjedhje të lira dhe të ndershme në qershor gjithashtu do ta ndalonte procesin e integrimit në BE.
Zyrtarët evropianë kanë shprehur shqetësim për sjelljen e Partisë Demokratike, që ka mbajtur pezull progresin në reformën në drejtësi, por ata kanë shmangur përgjithësisht, kritikat direkte ndaj opozitës.
Bashkimi Evropian duhet që të qëndrojë neutral, veçanërisht, sepse ka të ngjarë që t’i kërkohet të ndërmjetësojë mes të dy palëve. /tema
ARTIKULLI ORIGJINAL NGA ‘The Economist’