Krenohet për origjinën e saj dhe lidhur me këtë nuk ndalet duke promovuar bukuritë e Shqipërisë.
Po flasim për këngëtaren Besa Kokëdhima, e cila pak ditë më parë me anë të rrjeteve sociale ka lajmëruar për një super set fotografik të cilin ka menduar ta realizojë në jug të vendit.
Për të gjithë ndjekësit, Kokëdhima ka sjell një fotosesion veror me plot ngjyra, ku bien në sy linjat perfekte trupore.
Por, veç setit të realizuar hashtagu i këngëtares është #VisitAlbania, duke bërë thirrje për të shijuar bukuritë përrallore të bregdetit shqiptar.