Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, tregon se si në tregjet shqiptare ndryshojnë çmimet, varësisht prej blerësit. Nëse blerësi flet gjuhën me dialekt të Shqipërisë, ai ka çmim real e nëse turisti flet gjuhen me dialekt të Kosovës, atëherë çmimi është më “special”.
Në fakt, në videon e mëposhtme të titulluar “Eksperiment Shoqëror” mund të shihni se si në tregun e qytetit bregdetar të Durrësit, ndryshojnë çmimet varësisht gjuhës që flet, transmeton Telegrafi.
Këtë herë eksperimenti është kryer duke shfrytëzuar një person që flet gjuhën shqipe në dy dialekte, atë toskë (Shqipëri) dhe gegë (Kosovë).
Gjersa për “blerësin gegë” çmimet nuk ndryshonin, për atë toskë ndryshonin varësisht shitësit.