Mediat ndërkombëtare njoftojnë për një incident të rëndë të ndodhur në aeroportin ndërkombëtar në jug të Parisit mëngjesin e së shtunës.
Mësohet se një person ka tentuar t’i marrë armën xhandarit të patrullës brenda ambienteve të aeroportit. Si pasojë policia i është përgjigjur me zjarr duke e lënë të vdekur në vend.
Udhëtarët janë evakuuar ndërsa policia franceze ka nisur kërkimet në terminal për të zbuluar nëse ndodhen objekte apo njerëz të tjerë të dyshimtë. Pista e parë që po hetohet janë lidhjet e mundshme të viktimës me organizata të karakterit terrorist.
Qytetarët të pranishëm në aeroportin ‘Orly’ bënë të ditur në rrjetet sociale se kanë dëgjuar të shtëna armësh të shtunën në mëngjes. /javanews/b.d