Kukësi vazhdon të mbetet i pamposhtur. Kryesfida e javës së 26 mes Skënderbeut dhe Kukësit e luajtur në Korçë u mbyll në një barazim 1-1.
Latifi ishte në një ditë të shkëlqyer duke dhuruar spektakël sidomos gjatë pjesës së parë dhe ishte ai autori i golit të korçarëve në minutën e 14 të takimit.
Ndërkohë në pjesën e dytë ritmi i lojës ra disi dhe festën para kohe të korçarëve e shfrytëzoi Kale i cili barazoi rezultatin me një supergol në minutën e 89.
Pas këtij takimi, Kukësi vazhdon kryesimin me 52 pikë, ndërsa Skënderbeu e ndjek në vendin e dytë me 50 pikë. Nesër është shansi i Partizanit që të bashkohet me Kukësin në krye nëse fiton ndeshjen ndaj Korabit./Panorama