Në ditën e 28 të protestës së opozitës, Lulzim Basha përsëriti edhe njëherë se zgjedhje të lira me ata që i quajti “xhelatët e diktaturës” nuk do të ketë.
Pasi deklaroi paradite se Fatmir Xhafaj nuk do të qëndrojë asnjë minut minister ‘pa kaluar më parë mbi trupat tanë’, kreu i PD ka sulmuar sërish ministrin e emëruar në vend të Tahirit.
Gjatë një bashkëbisedimi në çadrën e protestës, Basha e ka cilësuar emërimin e tij si një një akt lufte, jo për opozitën, por për Shqipërinë.
“Emërimi i Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm është akt lufte, jo vetëm për opozitën, por për të gjithë Shqipërinë”, tha Basha.
“Pakica në pushtet i ka ditët e numëruara”, paralajmëroi kreu i PD-së. Ai tha se akuza e opozitës është një kauzë amerikane.
Basha u bëri thirrje edhe disa zyrtarëve të lartë të BE-se që të hapin syte dhe të mos dezinfirmohen nga gojet e liga që paguhen me paratë e narkotrafikut/a.ç