Presidenti i skuadrës braziliane, Chapecoense, Plínio David De Nes ka zbuluar se vetëm Barcelona e ka ndihmuar pas tragjedisë që pësuan pas rrëzimit të avionit derisa po udhëtonin në Kolumbi. “Vetëm Barcelona ishte shoqëruesi ynë nga fillimi.
Barça na ka vënë në dispozicion të holla dhe në gusht na ftoi për të luajtur në trofeun Joan Gamper “, ka deklaruar De Nes.
Kurse, ai ka bërë të ditur se ekipi nga Serie A, Roma ia kishte ofruar një lojtar që të luaj për Chapecoensen pas asnjë kompozim.
Chapecoense ka humbur pothuajse të gjithë ekipin pas rrëzimit të avionit derisa skuadra po udhëtonte drejtë Kolumbisë për të luajtur me Atleitco Nacionalin, citohet “Express”. (b.an)