Policia e Shkodrës ka arrestuar autorin e dyshuar të grabitjes së dyqanit të celularëve, ngjarje e ndodhur të dielën e kaluar. Policia ka vënë në pranga Ermir Lasku, rreth 30 vjeç, pasi është identifikuar nga kamerat e sigurisë së dyqanit ku ndodhi grabitja. Sipas policisë, Ermir Lasku është ish-pjesëtar i shtëpisë së fëmijës, ndërsa ka banuar vitet e fundit tek konvikti i shkollës së mesme industriale “Arben Broci”.
Arrestimi tij është kryer gjatë ditës së djeshme, ndërsa gjatë marrjes në pyetje nga policia ka deklaruar se është autor i grabitjes me dhunë të dyqanit të celularëve në lagjen “Vojo Kushi” Shkodër, në vendin e quajtur tek Sahati. Gjithashtu ai është shprehur se celularët e grabitur i ka shitur në Malin E zi dhe nuk i disponon.
ma.me