Luan Rama ka kërkuar sot reagim të menjëhershëm nga institucionet në lidhje me raportin e DASH për situatën e mbjelljes së kanabisit. Rama tha se LSI ka qenë gjithmonë institucionale sa i përket luftës kundër drogës.
“Shqipëria të mos bëjë më spektakle me policë që korrin kanabis. Shteti e ka për detyrë të parandalojë këtë veprimtari kriminale” – tha deputeti i LSI.
Në konferencën për shtyp Luan Rama u pyet për ndryshimet në qeveri dhe një mosdekretim të mundshëm të Xhafajt.
“Ndryshimet në qeveri janë çështje ekskluzive të kryeministrit. LSI dhe Ilir Meta as ka bërë dhe as nuk do kërkojë ndonjëherë për të hequr apo vënë X apo Y si ministër. Ne kemi ngritur probleme parimore gjithmonë” – tha Luan Rama nga selia e LSI. /b.d