Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka venë në qendër të fjalës së tij kandidatin për ministër të Brendshëm Fatmior Xhafaj duke i kërkuar atij që të tërhiqet nga nisma për tu emëruar Ministër i Brendshëm. Basha deklaroi se Xhafaj nuk do ta kalojë pragun e ministrisë vetëm se mbi trupat e protestuesve të PD-së.
“Kemi marrë vendim për të mos u pajtuar me pinjollët e diktaturës. Ëndërra rrezikon të përdhoset nga kryeministri nip i diktaturës së Enver Hoxhës. Ai ka vendosur tu propozojë për ministër të Brendshëm një hetues të diktaturës. Ai pasi hoqi kostumin e hetuesit veshi atë të trafikantit. Ky është Fatmir Xhafa. Ujku qimen e ndërron por zakonin se harron. Ai është ujk i diktaturës. Zotohemi se Xhafaj nuk e kalon pragun e ministrisë së Brendëshme vetëm se mbi trupat tanë. E vetmja rrugë është largimi i Ramës dhe krijimi i një qeverie teknike. I bëj thirrje Xhafës të tërhiqet”, deklaroi Basha. /javanews.al
ma.me