Ditën e djeshme një gomone është djegur në rrethana të dyshimta.
Ngjarja ka ndodhur në Orikum ku mjeti lundrues u dogj në oborrin e banesës së shtetasit me iniciale A.Ç.
Mjeti lundrues ishte me gjatësi 6 metër, me motor 200 kuaj fuqi, pronë e shtetasit B.B..
Nga veprimet e para hetimore dyshohet për shkaqe aksidentale, si pasojë e plasjes së baterisë, ndërkohë që policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /b.d