Dy shqiptarë dhe një polak janë dënuar nga gjykata për trafik emigrantësh. Organizatori i trafikut Ferdinand Gjolla 41 vjeç është dënuar me 6 vite burg, ndërsa Armand Mekolli 30 vjeç që transportonte emigrantët brenda Anglisë u dënua 3 vite dhe 3 muaj.
Shoferi polak i kamionit Marek Niedziechi 33 vjeç, që bashkëpunonte me shqiptarët u dënua me 5 vite burg nga gjykata. Grupi kriminal u dënua, pasi 19 shqiptarë dhe një sirian u kapën brenda në një kamion më 1 Shtator 2015. Operacioni policor për kapjen e tyre u zhvillua në portin Tyne terminali North Shields. 20 emigrantët e kapur ishin nisur nga Holanda dhe kishin paguar 7.000 euro secili në mënyrë që të kalonin në Angli.
ma.me