6 muaj pas grabitjes së Kim Kardashian në Paris, pre e grabitësve ka rënë edhe motra e saj. Grabitësit kanë hyrë në shtëpinë e Kendall Jenner në Hollywood Hills në SHBA duke marrë bizhuteri me vlerë 200 mijë dollarë.
Grabitja ka ndodhur mbremjen e së mërkurës, gjatë një momenti që motra e Kim Kardashian nuk ishte në shtëpi.
Kendall Janner ka zbuluar se është grabitur teksa ka hyre sot në dhomën e saj. Ajo ka njoftuar menjëherë policinë, e cila ka nisur hetimet./a.ç