Pas përfundimit të zgjedhjeve të përgjithshme, në të cilat fituese doli Partia Popullore për Liri dhe Demokraci, e Kryeministrit Mark Rutte, filluan të bëhen deklarata për nevojën e uljes së tensionimit me Turqinë.
Ministrja e Mbrojtjes, Xhenin Henis-Plashert (Jeanine Hennis-Plasschaert) në deklaratën e bërë për gazetarët në Hagë tha se në krizën që jetohet me Turqinë duhet të mbahet një qëndrim më pajtues.
Ministrja e Mbrojtjes mohoi pretendimet se kryeministri Mark Rutte ka rritur tensionimet me Turqinë për të fituar më shumë vota në zgjedhje.
Mirëpo në sondazhet e bëra para zgjedhjeve, Rutte dhe lideri i të djathtës ekstreme, Geert Ëilders kanë qenë të barabartë në vota, ndërsa Rutte shtoi numrin e votave pas krizës së jetuar ditën e shtunë.
Edhe pse partia e Mark Rutte shënoi ulje në numrin e votave, ajo fitoi për të tretën herë në zgjedhje dhe prej 150 karrigeve të parlamentit holandez i fitoi 33 karrige.
Udhëheqja e Holandës ditën e shtunë nuk kishte lejuar uljen e avionit të ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, ndërsa ministren e Familjes dhe Politikat Sociale, Fatma Betul Sayan Kaya nuk e kishte lejuar të hyjë në godinën e konsullatës turke në Rotterdam, përgatiti Koha. (b.an)