Luciano Moggi është pezulluar zyrtarisht nga aktivitet e tij në futboll, pasi i është mohuar apeli i final i tij, transmeton Koha.net.
Ish-drejtori gjeneral i Juventusit është suspenduar nga pjesëmarrja në aktivitet e futbollit profesional në të gjitha nivelet dhe kategoritë, për shkak të përfshirjes së tij në skandalin “Calciopoli”, raportojnë mediat italiane.
Pas refuzimit të ankesave të tij nga gjykatat e drejtësisë sportive, Moggi kishte dërguar rastin në sistemin e zakonshëm të drejtësisë, duke aplikuar në Consiglio di Stato.
Megjithatë, sot gjykata ka vendosur se rasti nuk bie nën juridiksionin e saj, dhe i mohoi 79 vjeçarit të drejtën për të apeluar. Vendimi fillestar i Federatës italiane të futbollit është konfirmuar, dhe suspendimi i përjetshëm për Moggin është përfundimtar. (b.an)