Në një takim me strukturat e PS në kryeqytet, Saimir Tahiri tha sot se ata që e duan shtetin dhe që punojnë janë më të shumtë në numër.
“Ne bashkë jemi më të fortë. Nuk e zbeh llumi i çadrës besimin e qytetarëve te qeveria” – tha Tahiri ndër të tjera.
Ai tha se kampioni i skuadrës është Edi Rama dhe se 18 qershori do të shënojë një fitore të përbashkët.
“Ata që sot rrinë në çadër do të marrin faturën. Shqipëria nuk mund të kthehet pas” – tha Tahiri. /b.d