Një tjetër sasi e madhe drogë që vintë nga Shqipëria është sekuestruar në Bari të Italisë, ndërsa mësohet se janë vënë në pranga edhe dy trafikantët shqiptarë.
Në sajë të operacionit “Triton” nga Guardia Di Finanza ditën e djeshme u bë e mundur kapja e 814 kg marijuanë.
Mediat italinë bëjnë me dijë se trafikantët kanë tentuar të largohen pasi kanë mësuar se janë pikasur nga policia, por janë ndjekur si në filma aksion nga policia.
Mësohet se dy shqiptarët e arrestuar janë D. B 31 vjec dhe V.T 18 vjeç. Droga ishte e ndarë në 42 pako me një vlerë nëse do të dilte në treg rreth 8 milionë euro.
Guardia di Finanza ka publikuar edhe momentin e ndjekjes së skafit. Ndiqni videon
/a.ç