Sipas ministrit Arben Ahmetaj edhe në mbyllje të vitit 2016, ka vazhduar rritja e qëndrueshme e konsumit në vend. Ministri e cilësoi këtë si konfirmim të ecurisë pozitive të ekonomisë.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Ahmetaj thotë se rritja e indeksit të tregtisë me pakicë në tremujorin e fundit të 2016, është 8.6 përqind më shumë se e njëjta periudhë e 2015. Pozitive rritja, thekson Ahmetaj, ka qenë edhe në krahasim me tremujorin e tretë të 2016, me një rritje prej 3.6 përqind.
“Kaluam tre vite të vështira rimëkëmbje dhe konsolidimi, por tashmë ekonomia ka filluar të japë rezultatet e saj pozitive në çdo sektor”, shkruan Ahmetaj.
Sipas ministrit të Financave, tani është e rëndësishme të ecet përpara me reformat, ku mbi të gjitha vlerëson atë në drejtësi, e cila do te ndikojë në rritjen e mëtejshme ekonomike.
a.ç