Komisioneri për Zgjerim në BE, Johanes Hahn deklaroi se një treg i përbashkët do t’i çoje më shpejt drejt integrimit vendet e Ballkanit.
Deklarata e komisionerit vjen nga Samiti i Sarajevës, atje ku po marrin pjesë të gjithë kryeministrat e Ballkanit.
Ndër të tjera Hahn pohoi se në këtë samit u diskutua mbi mundësitë e krijimit të këtij tregu, që sipas tij do të ketë 80 mijë vende të reja pune.
“Në Samit u diskutua për një treg të përbashkët rajonal. Tregu do të ketë potencial për 80 mijë vende të reja pune, që do të na çojë më shpejt drejt integrimit”, theksoi komisioneri për Zgjerimin në BE.
Në këtë Samit, është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, bashkë me homologun tij Isa Mustafa si dhe Aleksandër Vuçiç.
a.ç