Atentati mësohet se ka ndodhur gjatë një takimi elektorat në Rrushbull të Durrësit, në qershor të vitit famkeq 1997.
Shtetasi Ilir Ceta, u përpoq të ekzekutonte Berishën gjatë takimit që ai po zhvillonte me banorët. Agresori, 25 vjeçar në atë kohë, u dënua me nëntë vite burgim për “Vrasje të mbetur në tentativë për shkak të cilësive të veçanta të personaliteteve të larta”.
“Jam thellësisht i penduar për atë çfarë kam bërë, dhe i kërkoj falje jo vetëm Sali Berishës por edhe familjes së tij”, deklaronte 25 vjeçari Çeta nga Burgu i Rrogozhinës në një intervistë të vitit 2004.
Incidenti ishte espisodi i tretë i dhunshëm teksa vendi pergatitej per zgjedhjet e parakohshme të 29 qershorit.
Më herët kishin ndodhur gjatë asaj jave dy sulme me bomba në Tiranë. Nga këto sulme të përgjakshme mbeten të plagosur të paktën 28 persona./b.d