Nuk ka qenë ndonjëherë sekret banaliteti në qëndrime i mjaft deputetëve të PD. Këtë e kanë demonstruar si në Kuvend, me fjalë dhe me veprime, por edhe në çadrën e PD, thjeshtë për tu pelqyer militanteve, duke harruar që nga ana tjetër dëshmojnë një sjellje tërësisht të qortueshme publike.
Kësaj si ka shpëtuar as deputetja e Partisë Demokratike, Arbjola Halimi, e cila ka bërë një deklaratë tërësisht banale në çadrën e PD ne adresë të kryeministrave të Shqipërisë dhe Serbisë. Në perpjekje për të qene ‘origjinale” në komentet e saj sa i takon takimit të mbrëmshëm në Sarajevë mes Ramës, Aleksandër Vuçiç, Isa Mustafës dhe kryeministrave te tjere të Ballkanit, ajo ka përmendur “dëshirat seksuale” të dy kryeministrave shqiptar dhe atij serb. Halimi u shpreh: “Rama ka një ‘libido latente’ për Vuçiç”. Sipas fjalorit, “libido latente” quhet dëshira seksuale, të cilën, sipas Halimit, Rama e ka për homologun e tij serb. “Me siguri sheh më shumë në ëndërr Vuçiçin, sesa bashkëshorten e tij”, ka qenë komenti banal i deputetes së PD. Dhe të mendosh se të tilla deklarata bëhen nga një femër me status deputetje.
ma.me