Ministri i Financave Arben Ahmetaj vlerësoi zbatimin e reformës në drejtësi si një hap të rëndësishëm drejt rritjes ekonomike dhe hapjes së vendeve të reja të punës. Në fjalimn e mbajtur pas akuzave nga ana e ben Blshit, ai tha se “nuk ka dëshirë të replikojë me të, por tha se Republika e Re varet nga reformat”.
“Politika e re ndahet nga reformat. Kjo mazhorancës është e re vetëm për një arsye, arsye mendimi. Rinia është gjendje mendore, gjendja mendore e kësaj mazhorance është reforma.
Mik i dashur nuk kam dëshirë të bëj replikë me ty se kemi mendime të ndryshme. Pa tjetër që ndajmë edhe mendime të përbashkëta. Në këtë aspekt jemi ndryshe, Republika e Re është pronë e shiqptarëve dhe Republika e Re e ka fillesën te reforma në drejtësi. Sa më afër të jetë rtefroma në drejtësi një vend pune më shumë, 1 ditë më afër reforma, 1 ditë më afër drejt BE. Kjo është e reja, e reja nuk qëndorn te mosha”, tha Ahmetaj.