Një 35 vjeçar ka perfunduar ne prangat e Policise se Lezhës. Ai është denoncuar nga nje grua pas kërcënimeve te shumta që ai i bente asaj. Burimet nga policia lokale thanë se është arrestuar me iniciativë nga vetë Policia e Lezhës shtetasi Altin Marku. Ndaj Markut ka bërë kallëzim gruaja me inicialet H. N., banuese në Lezhë.
Ajo ka treguar se Marku e ka kanosur nëpërmjet telefonit si dhe dyshohet se për qëllime përfitimi për prostitucion ai ka shfrytëzuar në Shqipëri dhe Itali të bijën e saj. Blute e kane kaluar dosjen e tij ne Prokurorinë e Lezhës për veprat penale “Kanosja”, “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.
ma.me